Në ditët e ardhshme! BE dritë jeshile ilaçit remdesivir për luftën ndaj Covid-19

Kreu i agjencisë së barnave të Bashkimit Evropian, Guido Rasi deklaroi se një autorizim fillestar për ilaçin remdesivir si një trajtim COVID-19 mund të jepej në ditët e ardhshme.


Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar tashmë përdorimin e remdesivirit, i cili lejon që një ilaç të administrohet tek pacientët edhe para se të jetë plotësisht i autorizuar.

“Mund të jetë që një autorizim i kushtëzuar i tregut, mund të lëshohet në ditët në vijim,” tha Rasi në Parlamentin e BE-së në Bruksel.

lg.php.gif

Përveç remdesivirit, Rasi tha se trajtime të tjera të mundshme kundër COVID-19 që mund të jenë në dispozicion të shpejtë janë ato të bazuara në antitrupa monoklonal, të cilët mund të “neutralizojnë” koronavirusin e ri (SARS-CoV-2) që shkakton sëmundjen COVID-19.

Post a Comment

[blogger]

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.
Javascript DisablePlease Enable Javascript To See All Widget