A do të jetë në krye të parlamentit nëse bëhet Qeveria Hoti, çfarë thotë Vjosa Osmani






A do të jetë në krye të parlamentit nëse bëhet Qeveria Hoti, çfarë thotë Vjosa Osmani.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme ka trajtuar kërkesën e 22 deputetëve për formimin e një komisioni hetimor për punën e qeverisë rreth pandemisë Covid-19. Këta të fundit kanë propozuar që 4 qershor të jetë data kur në seancën plenare duhet të trajtohet formimi i këtij komisioni hetimor.


Pas mbledhjes së këtij komisioni i cili zgjati më shumë se tri orë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se janë dakorduar që të mbahet edhe një mbledhje, para mbajtjes së seancës plenare.

Ndërkohë që Osmani nuk ka deklaruar se nëse do të vazhdojë të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës, në rast se formohet qeveria e re, duke thënë se veprimet që do të ndërmarrë varen nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese


E para e Kuvendit të Kosovës, tha se në këtë mbledhje nuk ka pasur konsensus për procedimin e nismave legjislative, për shkak të qëndrimeve të ndryshme se a duhet t’i drejtohen qeverisë.

Sa i përket deputetit Etem Arifit, Osmani ka treguar se ka kërkuar një interpretim edhe nga ana e Zyrës Ligjore të Kuvendit, dhe kësisoj Kuvendi nuk ka se çka të bëjë në këtë rast.

Veç tjerash, Osmani tha se KQZ duhet të veprojë në bazë të kritereve që kanë të bëjnë me certifikimin e deputetëve. Sipas saj, gjykatat duhet të kenë parasysh që për secilin deputet që ka aktgjykimi për dënime, duhet të njoftohet Kuvendi i Kosovës, dhe jo siç tha ajo të pritet një vit.

Post a Comment

[blogger]

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.
Javascript DisablePlease Enable Javascript To See All Widget