Shpeshherë mes femrave qarkullon shprehja që nëse fytyra i ngjan një pikture, vetullat janë konturet e saj..
Kjo është arsyeja përse ankoheni gjithmonë me miket se vetullat tuaja nuk janë ashtu siç doni, që parukierja nuk di t’ua heqë apo se nuk arrini të gjeni formën e duhur.
E thënë më ndryshe, të flasësh për vetullat është një temë e gjerë më vete pasi arrijnë të ndryshojnë paraqitjen e fytyrës , të theksojnë tiparet dhe të plotësojnë në mënyrë harmonike make up-in.
Për vite me radhë, vetullat e holla kanë qenë të preferuarat e shumë femrave, por vitet e fundit vihet re një dëshirë për të patur vetulla sa më të plota dhe natyrale. Në qoftë se jeni lodhur konturuar çdo ditë vetullat me laps, lexoni këshillat e mëposhtme që trashin vetullat dhe u japin një formë të përsosur.
Me këto trajtime ju detoksifikoni folikulat e qimeve dhe eliminoni toksinat nga lëkura. .
1.Xhel aloe vera: Aloe vera ka në përmbajtjen e saj shumë antioksidantë dhe substanca hidratuese që ushqejnë qimet e vetullave dhe parandalojnë rënien e tyre. Kjo është arsyeja pse liderët më të mëdhenj të industrisë kozmetike i kanë kthyer sytë tek vlerat e saj të mrekulleshme. Merrni një sasi të vogël xheli nga aloe vera dhe me ndihmën e gishtit tregues ose të ndonjë furçe lyeni vetullat para së të flini.
Lëreni të veprojë tërë natën, në këtë mënyrë lëkura do e përthithë ashtu si duhet. Të nesërmen lani fytyrën dhe vetullat me ujë të vakët. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në javë.
2.Hudhra:
Përbërësit sulfurikë të hudhrës stimulojnë rritjen natyrale të vetullave, duke i bërë ato të duken më të plota. Edhe pse aroma e saj mund të mos ju pëlqejë shumë, ja vlen ta përdorni për këtë qëllim.
Merrni disa thelpinj hudhër dhe kalojini në blender derisa të formohet një pastë. Aplikojeni mbi vetulla dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Kini kujdes të mos bjerë në kontakt me sytë. Në fund lani fytyrën me ujë të ftohtë. Edhe ky trajtim duhet përdorur 2-3 herë në javë.
3.Vaj esencial rozmarine:
Ushqyesit që gjenden tek vaji esencial i rozmarinës jo vetën që ushqejnë folikulat e vetullave, por edhe i forcojnë ato dhe i ndihmojnë të rriten në mënyrë uniforme. Ky vaj arrin të reduktojë efektet negative të shkaktuara nga dielli apo toksinat e ambientit. Merrni pak vaj rozmarine dhe krihni vetullat për pesë minuta.
Post a Comment