Një nënë me tre fëmijë jetim nga Vushtrria që nga sot ka mbetur në rrugë. Ajo përvec që ka humbur bashkëshortin ka mbetur edhe pa kulm mbi kokë, pasi që kunati i saj, i ka dëbuar nga shtëpia e tyre dhe ka ushtruar dhunë mbi ta.
Për këtë rast ajo disa herë ishte drejtuar në komunë dhe polici, porse asnjëherë nuk i ishte bërë zgjidhje. Ndërsa tani pas situatës pandemike dhe me vetëm një social e zonja e shtëpisë nuk po ja del të paguaj qiranë e shtëpisë ku banonte deri më tani.
Ajo çfarë kërkon kjo familje është një vend për t’u strehuar.
Të gjithë ata vullnetmirë mund ta ndihmojnë këtë zonjë dhe këta tre jetim duke kontaktuar në numrin e telefonit 044 838 253.
Post a Comment