Shkenda - Kur Mbyll Syte, 10 Maj 2009 - Top Fest 6 Finale... Shkarko Mp3
Top Fest, festival i muzikës moderne shqiptare ka nisur ne vitin 2004. Festivali është një eveniment, i cili i jep mbështetje artisteve te afirmuar te muzikës shqiptare, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Malin e Zi, dhe diaspore.Ne Top Fest jane prezantuar kryesisht kengetare te rinj te muzikës moderne. Kengetare dhe grupe qe jane prezantuar per here te pare ne Top Fest jane: Stine, Grupi Asgje Sikur Dielli, Adrian Gaxha, Indrit Mesiti, Grupi Kthejllu, Alban Skenderaj, Nora Istrefi, Blero, Big Mama, Shpat Kasapi, Vesa Luma, Linda Halimi, Flaka Krelani, Tuna, Valon Shehu, NRG band, Zanfina Ismajli, Malda Susuri, Big Basta, Grupi XXL, Anxhelina Hadergjonaj. Pervec promovimit te artisteve te rinj, ne Top Fest ne keto tete edicione kane qene pjesmarres edhe artiste te njohur te muzikes se lehte shqiptare, ku mund te permenden: Manjola Nallbani, Jonida Maliqi, Mefarete Laze, Mariza Ikonomi, Eliza Hoxha, Grupi Humus, Grupi Troja, Besa.Objektivat e festivalit jane promovimi i muzikes moderne shqiptare, mbeshteja e artisteve te rinj, qe duan te marrin pjese ne kete event dhe nxitja e krijmtarise se muzikes moderne.Struktura e festivalitNe fazen e pare te konkurimit kengetaret bejne prezantimin e kenges se tyre, dhe kjo faze zgjat rreth 2 muaj, ku kendohet playback. Pas perfundimt te fazes se pare nga bordi drejtues i festivalit behet perzgjedhja e kengetareve per ne fazen e dyte gjysem finale. (shpjegim: fazat gjysme finale jane bere ne edicionin e shtate dhe tete ku eshte kenduar “live”)Pas perfundimit te fazes gjysme finale kengetaret kandidohen ne kategorite e cmimeve te festivalit, cmime qe ndahen ne naten finale. Perpara fillimit te nates finale, e cila ne tete edicionet eshte transmetuar live ne Top Channel, si dhe me pas ne kanalin My Music dhe Hd2 ne digitalb, eshte realizuar ne hyrje te salles se eventit "Tapeti i Kuq", ku publiku dhe fansat e kengetareve kane bere foto dhe kane takuar kengetarin ose grupin e preferuar.Nata finale e festivalit eshte konceptuar nje mbremje gala ku ndahen cmime per pjesmarresit ne kategori te ndryshme dhe cmimi i madh, “fituesi i festivalit”. Artiste te njohur, por edhe te rinj jane vleresuar ne keto tete vite me cmime ne kategori si kengetari i ri me i mire, kenga me e mire pop rock, kenga me e mire e rrymes alternative, kenga me e mire hip hop dhe rnb, kengetari me i mire mashkull, kengetarja me e mire femer, cmimi i Internetit, kenga me mire, interpretuesi me i mire, video me e mire, cmimi i Digitalb, cmimi Top Albania Radio dhe Cmimi i madh “Fituesi i festivalit” Cmimi i madh ose “Fituesi i festivalit” nga edicioni i pare dhe deri ne edicionin e katert eshte percaktuar nga votimi i publikut, ndersa nga edicioni i peste deri ne edicionin e tete eshte percaktuar nga votimi i publikut bashke me vleresimin e nje jurie profesioniste.Nga edicioni i pare deri ne edicionin e gjashte, pjesmarresit kane kenduar me superpozim ne fazen e pare dhe ne mbremjen finale. Ne gjashte edicionet e para, ne fazen e pare te prezantimit mesatarisht ne cdo vit kane konkuruar rreth 250 kengetare dhe grupe muzikore, pervec dy edicioneve te fundit qe jane prezantuar 130 artiste.Ne dy vitet e fundit perkatesisht, ne edicionin e shtate dhe te tete, Top Fest prezantoi per here te pare kenget konkuruese te kenduara live, ku kengetaret jane shoqeruar ne gjysem finale dhe ne mbremjen finale nga orkestra e Top channel.Kjo ishte nje sfide e madhe per muziken moderne qe realizohet kohet e fundit dhe qe eshte shume me e nderlikuar ne raport midis orkestres dhe teknologjise se perdorur per realizimin e kengeve. Top Fest vazhdon prezantimin "live" te kengeve dhe ne kete menyre po i jep nje mundesi artisteve shqiptare ne rritjen e cilesise te prezantimit te tyre, duke i sherbyer edhe publikut shqiptar brenda dhe jasht vendit ne publikimin e nje krijimtarie te mire muzikore. Pervec atyre qe suksesin vazhdojne ta ngjisin, top fest vazhdon ende te kerkoje mes te rinjve talente reja.Ky festival eshte nje pasarele me kenge te rrymave te ndryshme, por edhe veshjet dhe performancat qe jane realizuar ne keto tete edicione kane sjelle nje stil te vecante. Ajo qe mund te thuhet tashme eshte se skena e top fest dhe kenget qe jane vleresuar me cmime kane qene ne sintoni perfekte me preferencat e publikut.Kenget e “Top Fest ”te tete edicioneve vazhdojne te transmetohen ne programet muzikore ne valet e Top Albania Radios, My Music ne Digitalb dhe Radio My music.Ne edicionin e pare te Top fest, e paraprinte nje emision tjeter ‘Poleposition”, emision per talentet e reja ne kenge, kercim, aktrim. Drejtues i emisionit Poleposition ka qene Olti Xhezo.Stafi perzgjedhes dhe trainues i pjesmarresve :Kozeta Bakiu, Robert Radoja, Alfred Trebicka, Vikena Kamenica, Ema Andrea, Elona Nallbani. Pjesmarres dhe fiues ne kete talent show ka qene Gresa Gjoceraj, pjesamrres dhe finalist Ledion Lico.
Post a Comment